fbpx
Lajme

Thaçi ndaloi hyrjen e trenit rus në Veri të Mitrovicës, Kurti lejoi koncertin e radikalëve serb

Në vitin 2017, një tren i financuar nga Rusia ishte nisur për në Republikën e Kosovës, respektivisht në Veriun e Mitrovicës. I ashtuquajturi “treni rus” – si referencë ndaj shtetit prej ku është dërgu në Serbi – me mbishkrimin provokues ”Kosova është Serbi”, në 21 gjuhë kishte mësyrë veriun e Mitrovicës nga Beogradi. Për herë të parë pas 18 vitesh, siç thuhej në kryeqytetin e Serbisë.

Por destinacionin e tij treni që transportonte zyrtarë serbë, përfshirë edhe të tillë që e kanë të ndaluar të hyjnë në Kosovë si drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë si Marko Gjuriq, nuk e arriti. Treni u ndal pikërisht në vendin ku shumë historianë pretendojnë se ishte qendra e Serbisë mesjetare. Më vonë kjo qendër nga historianët serbë do të shtyhej thellë e më thellë në Kosovë, duke krijuar edhe mitin serb për Gazimestanin, kishat, shenjtërinë e “tokës serbe”, e Prizrenin si “kryeqytet”.

Në atë kohë Presidenti Hashim Thaçi ishte protagonist i ngjarjes. Ai në koordinim me Drejtorin e Policisë urdhëruan njesinë speciale të nisen në Veriun e Mitrovicës. Urdhri ishte i qartë: Të kthehet pas treni rus. Dhe ashtu ndodhi. Autoritetet serbe u dorëzuan.

Por, gjatë qeverisë Kurti deri më tani nuk e kemi parë asnjë veprim për Veriun e Mitrovicës, pavarësisht se gjatë karrierës së tij si opozitar, Kurti vazhdimisht e ka ngritur në publik çështjen e Veriut.

Grupi muzikor radikal serb, dje mbajti një koncert në Leposaviq. Grupi “Riblja Corba” njihet për nxitje të urrejtjes dhe nxitja e urrejtjes denohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës e as Kryeministri Kurti nuk u deklaruan për këtë ngjarje. Ata nuk e penguan mbajtjen e një koncerti nga radikalët serb.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close