Thaçi nga 175 rriti pensionet për familjet e dëshmorëve në 448 euro, invalidëve 677 euro, plus shoqëruesin
Ishte Kryeministër i Kosovës. Atë kohë pagat dhe pensionet ishin shumë të ulëta. Kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi i kishte acaruar punët me Fondin Monetar Ndërkombëtar për rritjen e pagave dhe pensioneve për të gjitha kategoritë.
Pavarësisht mos pajtimit të FMN-së me situatën e krijuar atë kohë, Thaçi mori Vendim që të rriten pensionet e familjeve të dëshmorëve nga 175 në 448 euro. Në një dokument të siguruar nga Epilogu shihen se sa ishin pensionet në 2007 dhe sa u bënë në kohën kur Kryeministër ishte Hashim Thaçi. Thaçi rriti pensionet e invalidëve të UÇK-së me shkallë 80% të dëmtimeve nga 177 në 673 euro, këtu përfshihet edhe pagesa për shoqëruesin.
Po ashtu, ai e bëri pensionin 170 euro për veteranët, me beneficione në arsim, shëndetësi në aspektin tatimor e në shumë aspekte të tjera për ta dhe familjet e tyre.
Kjo ishte një ndihmesë e madhe për kategorinë që sakrifikoi më së shumti për lirinë e Kosovës. Nga ajo kohë thuajse fare nuk janë rritur pagat e pensionet.
Faton Klinaku, thotë se Kurti as protezat e invalidëve të luftës nuk po i rregullon që kur ka ardhur në qeveri.
“Sa i përket beneficioneve, nuk është veç pagesa, por ai edhe trajtimin dhe rehabilitimin e veteranëve në banja (që me qeveritë e kaluara nuk ishte më shumë se 300 veta në vit), e quan luks. Pastaj, ai as protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej që ka ardhë në qeveri”.
Po ju sjellim dokumentin: