Lajme
Thaçi: Të gjithë ata që kërkojnë kokën time i përqafoj
Po vazhdon konferenca për media e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi. Aty po diskutohet për fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi. Të gjithë ata që nuk duan që Thaçi të jetë bartës i dialogut ai tha se i përqafon.
“Gjithë atyre që kërkojnë kokën time ua jap nga një përqafim”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Express.
Më tej ai theksoi se nuk ka ndonjë xhelozi apo konkurrencë dhe se i falënderon të gjithë.
Ai tha se më mirë të ketë afrim e mirëkuptim sesa linçim.
Reagimi i tij vjen pas debatit të djeshëm në Kuvend ku numër i madh i deputetëve kundërshtuan Thaçin në krye të dialogut Kosovë – Serbi.