fbpx
Lajme

“The Guardian” publikon një letër ku bëhet thirrje për ndarje të Kosovës

Vrasja e ish-liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ka bërë bujë të madhe ndërkombëtare, duke bërë që mediet më të mëdha të raportojnë jashtëzakonisht shumë dhe shpesh.

Por bashkë me raportimet për vrasjen e Ivanoviqit dhe të rejat rreth pistave të hetimit, tanimë media të mëdha, sikurse “The Guardian”, një prej gazetave më të fuqishme në Britani dhe Evropë, ka publikuar edhe letra që bëjnë thirrje për ndarje të Kosovës, si mundësi e vetme për qetësimin e vendit.

E tillë është edhe letra e profesorit Michael Pravica, nga Universiteti i Nevadas në Las Vegas të Amerikës. Profesori i Departamentit të Fizikës dhe Astronomisë, Pravica ka shkruar se vrasja barbare e Ivanoviqit duhet të dënohet nga nivelet më të larta dhe se kjo ngjarje tregon se Kosova nuk është gati për shtetësi.

“Ajo gjithashtu tregon se pavarësisht nga përpjekjet më shumë se 10-vjeçare, shanset për një pajtim të vërtetë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë nuk janë aspak të larta. Zgjidhja më e mirë për territorin e paqëndrueshëm është që provinca ku banojnë serbët të ndahet nga pjesa tjetër e shtetit të Kosovës. Përndryshe rajoni do të zhytet përsëri në luftë në të ardhmen”, ka shkruar Pravica, raporton Insajderi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close