Lajme
Tronditëse: Zeka publikon mesazhin e Gecit: Baba i Enver e Bujar Dugollit e ka vra Sefer Haxhinë
Pas një debati të ashpër ndërmjet deputetit të VV-së z. Enver Dugolli dhe gazetarit Milaim Zeka, ka intervenuar edhe ish deputeti i LDK-së z. Gani Geci. Ky i fundit i cili njihet për një gjuhë të drejtpërdrejtë ka treguar se babai i Bujar dhe Enver Dugollit e kanë vra Sefer Haxhinë në vitin 1947 bashkë me OZN-në. Ai thotë se ngjarja ka ndodhur në besë të Zotit.
Këtë mesazh, Gani Geci ia ka dërguar Milaim Zekës i cili e ka publikuar pa redaktime gjuhësore.
Debati ka eskaluar pasi Milaim Zeka e ka mbrojtur deputeten e PDK-së znj. Blerta Deliu dhe e ka kritikuar z. Enver Dugolli, pasi ky i fundit e sulmoi me akuza deputeten Deliu – Kodra.