fbpx
Lajme

Trump e porositi Grenellin që Thaçit, Kurtit e Vuçiqit t’ua bëjë të njëjtën pyetje

I Dërguari Special i Presidencës amerikane për Dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell thotë se pavarësisht progresit të bërë, ka një rrugë të gjatë për të bërë në normalizimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve.


Duke folur  për gazetarin amerikan Hugh Hewitt për rindërtimin e paralajmëruar të linjës ajrore Beograd-Prishtinë dhe trafikut hekurudhor, Grenell tha dje se sugjerimi i Presidentit amerikan Donald Trump ishte të përdorte ekonominë për të ngritur çështje politike.

Ai vlerësoi se “disa marrëveshje të vogla” ishin arritur gjatë dialogut, por se akoma duhet punë, transmeton Reporteri.net.

“Por unë shikoj rrugën përpara pasi është ende një kohë e gjatë, në një përpjekje për të arritur normalizimin e marrëdhënieve. Por në këtë aspekt kemi përparim”, tha Grenell.

I dërguari special tha që Trump i kishte kërkuar nga ai që të masë opinionin publik dhe të kuptojë nëse Beogradi dhe Prishtina, si dhe drejtuesit e të dy palëve, ishin të interesuar për një lloj marrëveshje dhe pastaj të fillojnë bisedimet.

“Dhe ajo që mësova nga biseda me të dy palët dhe sektorin privat, dhe takimi im i parë ishte me bashkësinë e biznesit nga të dy palët, është se ata thjesht dëshirojnë normalizimin ekonomik”, tha Grenell. /Reporteri.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close