fbpx
Lajme

Trump nuk do të marrë pjesë në samitin e Amerikës Latine, do të fokusohet në krizën në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nuk do të marrë pjesë në samitin e Amerikës Latine që do të mbahet këtë javë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump do të fokusohet në krizën në Siri, përcjell REL.

Trump ishte paraparë që të arrinte të premten në Peru dhe të merrte pjesë në samit. Më pas, ai ishte paraparë që të vizitonte Kolumbinë.

“Me kërkesën e presidentit, në këtë samit do të marrë pjesë nënpresidenti. Presidenti do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për të mbikëqyrur përgjigjen e Amerikës ndaj çështjes së Sirisë dhe do të monitorojë zhvillimet në mbarë botën”, ka thënë në një deklaratë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar me veprim ushtarak kundër qeverisë siriane, pas sulmit të dyshuar kimik në Duma të Sirisë, ku të paktën 40 persona janë vrarë.

Trump ka thënë se për këtë çështje do të marrë vendim shumë shpejt.

Qeveria siriane ka mohuar se qëndron prapa sulmit kimik në Duma.

Trump kishte urdhëruar sulm me raketa mbi një bazë ajrore siriane vitin e kaluar, pas një sulmi me gaz sarin në qytetin sirian Khan Sheikhun, ku ishin vrarë të paktën 80 persona.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close