fbpx
Lajme

U arrestuan nga forcat serbe, dëshmitari: Ata na rrahën dhe na thanë “Shkoni te Thaçi dhe Klintoni”

Human Rights:

Fshati i Rezallës është i vendosur në pjesën jugore të komunës së Skënderajt, pranë maleve të Drenicës. Nuk është ende e qartë nëse fshati ka patur lidhje të ngushta me UÇK-në. Sipas informacioneve, më 15 maj Rezalla u bë skenë betejash midis forcave të sigurimit serb e UÇK-së.

Cilido qoftë motivi, forcat serbe ia behën në fshat herët në mëngjesin e 5
prillit, hynë nëpër shtëpitë e fshatarëve dhe i dogjën ato, dhe urdhëruan popullsinë të linte fshatin. Një pjesë e madhe e burrave të fshatit ishin sipër në kodra në atë kohë, por sipas dëshmitarëve, pesëdhjetë e tre burra,
të cilët ishin të pranishëm, u paraburgosën së bashku me gratë e fëmijët.

Disa burra ishin nga fshati fqinjë i Morinës. Një prej dy personave që mbetën gjallë, X.X., (inicialet janë të rreme), një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeçar, shpjegoi se si fshatarët u ndaluan: Herët në mëngjes, ata (policët serbë) rrethuan fshatin – ata ishin duke qëlluar me armë nga të gjitha drejtimet. Pastaj ata erdhën në fshat, hynë në çdo shtëpi, na nxorrën jashtë, e pas kësaj, u vunë zjarrin shtëpive. Na urdhëruan të shkonim drejt një kodre, duke na thënë “ju mund të shkoni tani tek [Hashim] Thaçi apo tek Clintoni.” [Pastaj] na çuan në oborrin e shtëpisë së [H.D.,-së]. Na mbajtën atje nga ora 11.00 deri në orën 17.00 pasdite. Ata veçuan meshkujt me moshë 14-50 vjeç, dhe pasi na lidhën duart pas shpine, na rrahën. https://www.hrw.org/reports/2001/kosovo/HRW2.pdf

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close