fbpx
Lajme

“U çue në këmbë” Demaçi kishte treguar se si ishte përplasur me Geldbardin në 1998 për UÇK-në

Simboli i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi, shumë vite më herët kishte treguar për një përplasje që kishte ndodhur mes tij dhe ambasadorit amerikan Geldbard në vitin 1998. Ai kishte treguar për emisionin “Pa Rrotlla” se si e kishte mbrojtur UÇK-në.

“Ka pas ardhë ai Geldbardi këtu, me një mision për ta bërë njëfarë autonomie për Kosovën. Ju kujtohet kur bisedoi me Rugovën e me këta të tjerët dhe më ftuan edhe mua atje në atë qendrën amerikane dhe më pati thanë ai mua se “UÇK është organizatë terroriste”, jo i thash “UÇK është organizatë çlirimtare”, ai më tha tri herë “terroriste”, unë ia ktheva, dhe ai u çue në këmbë dhe dashti me thanë që u kry muhabeti”.

Pasi u banë flijimet erdhën korigjimet e amerikanëve. Pastaj thanë jo nuk e gjetëm UÇK-në si organizatë terroriste.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close