fbpx
Lajme

Dorëheqje në VV: Albin Kurtit po i largohet një shok profesor

“Diskutimet me të në parkun e qytetit gjithnjë më vonojnë për takimet e radhës, sepse zgjatemi me ëndje në qëmtime e përsiatje”, thoshte Albin Kurti për Flamur Malokun, më 19 gusht të vitit të kaluar.

Maloku u bë prurja e parë e kuadrove profesionale në VV, nga të shumtë që iu bashkuan kësaj partie para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Mirëpo, sic merr vesh Reporteri.net, shoku me të cilin Kurti diskutonte në parkun e qytetit dhe që ato diskutime e bënin të vonohej në takime të tjera, do të largohet nga VV-ja.

Gazeta merr vesh se kjo do të ndodhë për shkak të pakënaqësive të brendshme dhe trajtimit të intelektualve të ardhur në këtë parti. VV-ja, sipas burimeve, nuk u ka dhënë fare hapësire njerëzve të kualifikuar, si rasti i profesorit Maloku.

Reporteri.net ka biseduar me profesorin e letërsisë, mirëpo ai nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, ani pse nuk e ka mohuar largimin.

“As nuk e pohoj e as nuk e mohoj një gjë të tillë. Gjatë javës së ardhshme do të deklarohem publikisht për këtë gjë”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Reporteri.net mëson se janë një grup i njerëzve me kualifikime të larta në parti që nuk janë të kënaqur, për shkak të përfaqësimit jo të duhur në pozita drejtuese dhe duke u lënë ata nën hije.

Ndryshe, para rreth dy javësh pati raportime se në VV ka nisur një carje e re, pasi ministrat Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu kanë mospajtime të mëdha me “katapultimin” e shumë personave në pozita të larta e që nuk janë përfaqësues “dinjitoz” të VV-së, si Haki Abazi dhe Besnik Bislimi./Reporteri.net

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close