Ushtria e Gjermanisë vlerëson arritjet e Thaçit: Kosova është zhvilluar me shpejtësi, ka autostrada si në Gjermani dhe aeroport modern
Ushtria e Gjermanisë ka lëshuar një komunikatë për media gjatë ditës së sotme. Ajo ka treguar se 200 pjesëtarë të ushtrisë gjermane do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë.
Ajo çka bie në sy në komunikatën e KFOR-it gjerman është fakti se vlerësojnë lart arritjet e Kosovës. Sipas tyre Kosova është zhvilluar me shpejtësi. Ka autostrada si në Gjermani dhe aeroport modern.
Autostradat, infrastruktura rrugore dhe aeroport janë projekte që janë realizuar gjatë kohës sa Thaçi ishte kryeministër.
“Kushdo që arrin në Kosovë vështirë se mund ta besojë se është një zonë e operacioneve të Bundeswehr-it. Një aeroport modern, autostrada si në Gjermani dhe qendra të ndryshme tregtare janë gjërat e para që ju bien në sy. Kosova, me përafërsisht 11,000 kilometra katrorë të saj vetëm sa gjysma e madhësisë së Hessen-it, është zhvilluar me shpejtësi në dekadat e fundit. Por, prosperiteti i shtuar fsheh faktin se atje ende po zien një konflikt, i cili kërkon praninë e një force mbrojtëse ndërkombëtare, Forca e Kosovës (KFOR)”, shkruan në përmbledhjen e këtij artikulli të shkruar nga ekipi redaktues i faqes zyrtare të Ushtrisë Gjermane “Bundeswehr.de”, transmeton Klankosova.tv.
https://www.bundeswehr.de/de/aktuelles/meldungen/bundeswehr-kosovo-2024 / LINKU I USHTRISE GJERMANE!