fbpx
Lajme

Vajza i uron 28 Nëntorin Fadilit të Kumanovës: Jemi krenarë me ty babi!

Vajza e Fadilit nga grupi i Kumanovës e ka uruar të atin me rastin e festave të nëntorit.

Ndër të tjera vajza shprehet se shpreson që kjo të jetë festa e fundit që e gjen të atin pas hekurave.

Shpresojm qe kjo është Festa e Fundit qe e pret pas hekurave të mbyllur.

•JEMI KRENAR ME TY BABI Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë Kombëtare, në gjithë historinë tonë.Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan shum jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë.

Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajo. Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë.

Pra edhe një herë Urime Dita e Flamurit, 28 nëntori. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close