Lajme
Valon Syla: Pleqtë nuk e dojnë PDK-në dhe AAK-në se ua kanë prishë Jugosllavinë
Gazetari Valon Syla ka komentuar sondazhin e fundit të kompanisë UBO, të publikuar e porosituar nga televizioni T7.
Tek anketuesit sipas moshës, anketuesit mbi moshën 65 vjeçare kanë deklaruar se mbi 56% e votojnë Vetëvendosjen, ndërsa vetëm 9% PDK-në e poashtu 9% AAK-në.
PDK më së shumti votues ka nga mosha 25-35 vjeçare, mbi 28%.
Gazetari Valon Syla ka thënë se “pleqtë nuk e votojnë PDK-në dhe AAK-në, sepse ua kanë prishë Jugosllavinë dhe këta janë jugonostalgjik”.