fbpx
Lajme

Veseli: Kur kemi ardhur nga kufiri me Shkëlzenin, këmbët na u bojshin llom, ai e merrke një legen dhe ofshajke

Njëri nga themeluesit e UÇK-së; Kadri Veseli, kishte treguar në Kullën e Haradinajve për disa nga momentet më të rëndësishme që i kaloi bashkë me dy heronjt; Luan e Shkëlzen Haradinaj. Ai në prani tanimë të të ndjerit, bacës Hilmi, kishte treguar disa ngjarje të kohës.

“Luan Haradinaj ishte një djalë trim, ata që e kanë njohur e kanë ditë, ata që se kanë njohur kanë ndëgju, po pak kanë ndëgju prej asaj se çka ka qenë. Unë kam pasë fatin edhe jetësor të rrugëtoi me të disa herë, edhe unë kurrë nuk e kam ndëgju t’u folë, veç po-jo, edhe i vendost. Aq rëndë më ka ardhë, as s’kam pyetur për rënien e tij, parvjet Rafet Rama më qartë ma ka detajuar rënien, s’ka pasë nevojë as me pyet se e kam ditë që ai s’ka ditë m’u tutë, ai e ka kalu kufirin si me kalu çdo rrugë tjetër, ishte trim. Njëjtë ka qenë Shkëlzeni, ishte edhe i dishum, përbesë kur kemi ardhur këtu nga kufiri, zakonisht baca Hilmi e mban në mend, na u bojshin këmbët llom, e merrke një legen e do ujë e veç ofshajke, aq ka qenë i përkushtum e i vendosur”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close