fbpx
Lajme

Vetëvendosje: Albulena Haxhiu nuk ka bërë asnjë skandal

Përfshirjen e ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një tender të biznesmenit Faton Dlladaku si ofertore, kanë reaguar nga partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje, duke e quajtur këtë shpifje.

Arlind Manxhuka, Zyrtar për media nga Vetëvendosje, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke e arsyetuar Haxhiun se ajo ka qenë si përfaqësuese ligjore, përcjell Gazeta Insajderi.

“Nuk e kam te qarte pse kaq rande e paskan perjetu disa ‘analisto-opinioniste’ nismen per themelimin e Institutit per krimet e luftes saqe me te madhe paskan sulmuar ministren Haxhiu duke publikuar emrin e saj kur ka qene perfaqesuese ligjore e nje kompanie nen manipulimet me tituj kinse ajo ka bere ndonje skandal. Mbi punet e mira te Qeverise nuk mund te hedh askush mjegull, shpifje po”, ka shkruar Manxhuka.

Dokumentet e siguruara nga Gazeta Insajderi dëshmojnë që edhe Albulena Haxhiu, të paktën në një rast ishte ofertuar me 300 mijë euro në emër të Dalladakut. Haxhiu ishte përfshirë në një tender në vlerë prej 300 mijë eurosh, për blerjen e një toke, në vitin 2010.

Si përfaqësuese e Faton Dalladakut, ajo kishte vënë nënshkrimin e saj në dokumentet për ofertimin e kësaj shit-blerjeje, për të aplikuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Haxhiu, e cila sot është Ministre e Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, ishte personalisht e autorizuar nga Dalladaku për të ofertuar në AKP për blerjen e një toke prej 14.1554 hektarësh në Suhadoll të Lipjanit, shkruan Gazeta Insajderi. /Insajderi.org

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close