VIP-at shqiptarë, më mirë me apo pa operacione plastike?
Paraqitja e tyre në skenë gjithmonë është e rëndësishme.
E për këtë arsye shumë prej yjeve të estradës një kujdes shumë të veçantë ia kushtojnë pamjes së tyre.
Duke dashur që gjithmonë të duken sa më bukur, tërheqëse e në trend me yjet e famshme botërore, shumë artistë të njohur kanë pësuar ndryshime shumë të mëdha që nga fillimi i karrierës së tyre e deri në ditët e sotme.
Një nga to është këngëtarja e famshme Dafina Zeqiri.
Dafina ndonëse si një vajzë e re e cila erdhi nga Suedia në Kosovë, mori gjithë vëmendjen e publikut me stilin e saj unik.
E tillë Daffy mbetet edhe sot, por ajo njihet për ndryshimet e mëdha që kishte në cdo paraqitje të saj.






Por, Daffy nuk është e vetmja. Ndryshime gjatë gjithë karrierës së saj ka pësuar edhe këngëtarja e njohur Altuna Sejdi-Tuna.
Këto fotografi më poshtë më së miri tregojnë se sa ka ndryshuar Tuna ndër vite.




Kur përmenden operacionet plastike, gjithmonë përmenden vetëm këngëtaret.
Mirëpo, këtyre ndryshimeve nuk iu kanë ikur as meshkujt.
Këngëtari i njohur Blero kohë më parë vetë kishte deklaruar se ai ka bërë operacion hundën.




Për operacione plastike është përfolur edhe reperi i famshëm Getoar Selimi.
Edhe Geti që nga fillimi i karrierës e deri më sot ka ndryshuar shumë në pamjen e tij.

Por, se a duken më bukur VIP-at me apo pa operacione plastike, vlerësojeni vetë.