fbpx
Rozë

Ylli sqaron ngjashmërinë e klipit të tij me atë të Kanye West

Yll Limani padyshim se është njëri ndër këngëtarët që ka një zë shumë të veçantë.

Tekstet e tij kanë ‘goditur’ gjithmonë veshin e publikut, duket fituar kështu simpatinë si këngëtari që transmeton mesazhe të forta në këngët e tij.

AMP:

Ai mbrëmë ka publikuar projektin e tij më të ri ‘Dritat’, të cilin e solli në bashkëpunim me reperin e njohur ‘2po2’.

Ky krijim muzikor u prit shumë mirë. Por, shumë nga fansat kanë shkruar nëpër rrjete sociale se Ylli është frymëzuar për këtë klip nga Kanye West tek kënga “Flashing Light”.

Ylli në një intervistë për Gazetën Express tha se nuk e ka parë klipin e Kanye West.

‘Unë nuk e kam parë projektin e Kanye West, ma shumë është i infulencum prej frymës e The Ëeeknd’. Përgjithësi disponimi i klipeve në tregun ndërkombëtar është qiky standard. Ideja e klipit ka ekzistuar qysh ma moti për një kënge tjetër por qe nuk iu ka përshtat. Edhe jam shumë krenar kur më krahasojnë ose kur pretendojnë që kam marrë diçka nga super artistët Kanye West, nga The Weeknd, se ma mirë me u krahasu me qata se me llomat tjerë’, tha Limani për Express.

Kënga e zhanrit baladë, është e bazuar në një ngjarje të vërtetë, dhe ka goditur menjëherë në veshin e publikut.

Klipi është punuar nga produksioni Imagine Films, teksa në pjesën e fundit sjell një skenë mjaft të zymtë aq sa edhe trishtuese në fund të tij.

AMP:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close