fbpx
Lajme

VJEN REAGIMI NGA ORCA, PËR SHANTAZHET E KOLEGJIT ISPE, PËR AKREDITIM TË KUNDËRLIGJSHËM TË PROGRAMEVE STUDIMORE

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka reaguar ndaj shantazhoheve të Kolegjit ISPE, bërë Ministrisë së Arsimit, për t’ia akredituar kundërligjshëm programet e studimeve.

Në reagimin e ORCA-s, thuhet se janë duke e trajtuar këtë cështje, dhe se sipas tyre, kjo organizatë ka ndjekur nga afër punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe çdo vendim të deritashëm të tij ORCA e konsideron në përputhje me ligjet dhe rregullativën në fuqi.

ORCA thekson se është për tu lavdëruar pozicioni i ashpër i ministrit ndaj tentativave të tilla të cënimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në anën tjetër i bën thirrje të gjitha subjekteve politike apo politikanëve që mund të kenë lidhje me institucione të arsimit të lartë në vend, të tërhiqen nga format e presioneve pasi të gjitha presionet do të luftohen e demaskohen publikisht dhe aktivisht edhe nga ORCA në të ardhmen.

Reagimi i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim:

ORCA e ka përcjellë me shqetësim konferencën e jashtëzakonshme të Ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi i cili e bëri publike përpjekjen e kolegjit ISPE për ta “shantazhuar” siç tha ai Këshillin Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim lidhur me vendimin e tyre të fundit për tërheqjen e akreditimeve të shumë programeve nga institucionet private dhe publike të arsimit të lartë.

ORCA është duke e monitoruar nga afër në 3 mbledhjet e fundit punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe çdo vendim të deritashëm të tij ORCA e konsideron në përputhje me ligjet dhe rregullativën në fuqi.

ORCA thekson se është për tu lavdëruar pozicioni i ashpër i ministrit ndaj tentativave të tilla të cënimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në anën tjetër i bën thirrje të gjitha subjekteve politike apo politikanëve që mund të kenë lidhje me institucione të arsimit të lartë në vend, të tërhiqen nga format e presioneve pasi të gjitha presionet do të luftohen e demaskohen publikisht dhe aktivisht edhe nga ORCA në të ardhmen.

Rikujtojmë po ashtu se Këshilli Shtetëror i Cilësisë është zgjedhur në mënyrë jashtëzakonisht transparente: që nga hartimi i rregullave për përzgjedhjen e anëtarëve të tij, pjesëmarrjen e shoqërisë civile në komisionin përzgjedhës e deri te vendimi i Kuvendit të Kosovës me 76 vota, që përbën një rast të rrallë të vendimmarrjes në Kuvendin e Republikës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close