Vucic vjen në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklaruar sot se së shpejti do të vijë për vizitë në Kosovë për të biseduar me popullin serb. E gjitha kjo vjen pas vrasjes së liderit serb në veri, Oliver Ivanovic.
“Së shpejti do të vijë në Kosovë. Dëshiroj të bisedoj me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe pse nuk kemi pushtet efektiv”, tha ai.
Ai i ka bërë thirrje popullit serb në Kosovë që të ruajë paqen dhe qetësinë, duke porositur se vrasësit do të gjenden dhe të dënohen.
Ndryshe Vucic, deklaroi sot se nuk dëshiron të flasë lidhur ma atë se kujt i konvenon vrasja e Oliver Ivanoviqit.
“Nuk dua ende të flas për këtë. Kemi indikacione fillestare, por nuk dua për këtë të flas derisa organet kompetente nuk do të flasin”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.