Vuçiq: SHBA ka njohur Kosovën, Serbia nuk hyn në konflikt me Amerikën
Pas takimit, Vuçiq tha se bisedimet ishin të hapura, të sinqerta dhe se ai është i kënaqur me përmbajtjen e bisedave.
“Ne kemi shqyrtuar të gjitha çështje tona kontestuese, të gjitha ndryshimet midis nesh, dhe unë do të thosha që ne jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje në të ardhmen që do të nënkuptonin marrëdhënie më të mira mes vendit tonë dhe SHBA-së,” tha Vuçiq në një konferencë për shtyp.
“Do të thosha që ishte gjithashtu një qasje konstruktive për t’u rikthyer sa më shpejt në dialog me Prishtinën”, shtoi ai.
Vuçiq pranoi se pikëpamjet e SHBA dhe Serbisë për Kosovën janë shumë të ndryshme, gjë që nuk është sekrete.
“SHBA e njohën Kosovën, Serbia ka një këndvështrim tjetër, por unë falënderoj Palmer që ishte i gatshëm të dëgjojë ato që kemi për të thënë sot dhe më herët,” tha Vuçiq.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq tha se Serbia nuk do të hyjë në konflikt me SHBA.