fbpx
Lajme

Berisha: Zyrtarët e PDK-së brenda institucioneve janë shndërruar në spiuj të Kurtit

PDK e ka zor.

Nga zhurma e saj thahen edhe lisat.

Albin Kurti, prej ditës së parë në pushtet i ka shfrytëzuar zyrtarët e PDK-së në administratë kundër zyrtarëve të LDK-së dhe të tjerëve.

Prandaj, PDK (si kal i betejës së VV- së në administratë) – ka rënë, e LDK (si viktimë e PDK-së në administratë) është rritur, sepse nuk është nënshtruar dhe ka ruajtur qetësinë.

E arritura më e madhe e qeverisë Kurti është degradimi dhe shfrytëzimi

i zyrtarëve të PDK-së në administratë si ‘paramilitarë’, si spiuj dhe si shkatërrimtarë të vetvetes.

I ka bërë ‘ta ndërrojnë identitetin’, ta ‘mbysin veten’ – për të mbetur gjallë.

Burra e gra të PDK-së në Institucione kanë pritur dhe presin në rend për t’u nënshtruar, dhe për të spiunuar njëri-tjetrin te qeveria e Albin Kurtit.

Shumë e gërditshme është e vërteta.

Në qeverinë Kurti nuk mund të mbijetosh ndryshe përveç si hajn (për të të shantazhuar),

si analfabet (për të të shrytëzuar),

si spiun (për të të përçarë dhe sunduar),

si fajtor (për të të frikësuar),

si i paragjykuar (për të të mbytur pa gjyq),

si shërbëtor (për t’u ndjerë fitues),

si askushi (për t’u ndjerë superiorë), si i penduar (për të të mbajtur varur), kokëulur dhe i nënshtruar (për të të rrahur për së shtriri).

Albin Kurti nuk e kishte kollaj.

I fitoi zgjedhjet, por administrata shtretërore ishte komplet e PDK-së (dhe e LDK-së).

Në Institucione nuk e kishte asnjë të vetin.

Në një kohë rekorde, zyrtarët e PDK-së i bëri ushtarë të tij.

Jo që nuk është ide e mirë ta shfrytëzosh ‘administratën e opozitës’ për ta shkatërruar opozitën, për t’i bërë kërrsh mes vete!

Përkundrazi. Albin Kurti e fitoi betejën kundër ‘armikut’ pa e pasur asnjë të vetin në administratë, por duke i shfrytëzuar ushtarët e ‘armikut’ për ta ‘mbytur’ njëri-tjetrin dhe veten.

Taktikë e përsosur.

Sot, Albin Kurti është ‘i mirë’ ose ‘i keq’ duke iu falenderuar administratës së PDK-së në Institucione.

Kur të luftojnë dhe të bëjnë padrejtësi – këta nuk e bëjnë vetë, ta shkatërrojnë jetën nëpërmjet zyrtarëve të PDK-së (të cilët i shfrytëzojnë si ekspertë të krimit).

Asnjë ofendim, asnjë shkelje nuk

të ndodh direkt prej zyrtarëve të qeverisë, të gjitha padrejtësitë që kanë ndodhur dhe vazhdoijnë të ndodhin për shkak të zyrtarëve të PDK-së, të cilët shërbejnë në Institucione si ‘plačeni ubica’….sidomos të poeteshave.

Gjurmët e krimit të qeverisë Kurti – askund.

Ti e ndjen sikur qeveria ‘PRONTO’ ende e udhëheq vendin. Veç se tash i sheh ‘çlirimtarët’ e PDK-së duke vrapuar pas ‘armikut’ për t’u ri-robëruar.

Listat e Zeza të ish PDK-së (ky bën – ky s’bën) janë miratuar nga qeveria Kurti.

Memli Krasniqi e ka humbur administratën.

PDK ka humbur më shumë sa që kujton.

VV ka fituar më shumë sa qē shkruan.

Albin Kurti i ka mundur opozitën duke i nënshtruar dhe poshtëruar në Institucione.

I ka blerë me rrogat e veta.

Kisha thënë edhe diçka tjetër, por s’bën se rrëzohet qeveria…

P.S. Shqiptarët e kanë shitur fenë e tyre për një tepsi miell të Perandorisë Osmane.

Sot e shesin shpirtin, karakterin, botëkuptimet – por më shtrenjtē, për të blerë tesha, thonjë të plastikës, botoks për prapanicë, veturë luksoze që ua zëvendëson organin, villa të zbrazura në male…dhe për ta parë botën nga dritaret e hoteleve.

Të shitesh përjetësisht për një jetë ku ‘sot je nesër s’je’ nuk është vetëm e pandershme por edhe joprofesionale…

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close