Vulin frikësohet nga NATO, – Amerika, thotë se Rusia duhet të luftojë me Nato-n për Serbinë
Organizatorët e konflikteve të fundit në Kosovë dëshironin të shkaktonin konflikt ushtarak në mes të NATO-s dhe Serbisë”, ka deklaruar ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin në një intervistë për revistën ruse “Mezhdunarodnaya Zhizn”.
Cili është qëllimi i tyre? Duan që Serbia të përgjigjet ushtarakisht dhe më pas të shkojnë te aleatët e tyre në NATO dhe të thonë: Ju lutemi na mbroni! Ky është qëllimi i tyre. Kështu NATO do ta dënonte Serbinë për ta. Ata e dinë se nuk mund të përballen vetë me Serbinë, por duan që NATO këtë ta bëjë në vend të tyre”, është ankuar Vullin.
Ai gjithashtu ka shtuar se “është i zhgënjyer me reagimin e KFOR-it i cili nuk e ka informuar Serbinë për planifikimin e operacionit të Policisë së Kosovës më 28 maj”, duka “harruar” se vet presidenti i tij Aleksandar Vuçiq, javë të tëra para arrestimit të kriminelëve në veri të Kosovës, paralajmëronte nëpër medie se arrestimet do të ndodhin.
Vullin gjithashtu i ka bërë thirrje Rusisë që të intervenojë ushtarakisht në anën e Serbisë në rast se vjen deri te konflikti me NATO-n.