fbpx
Lajme

Agim Veliu – Rexhep Selimit: Unë mustaqe mbaj, por s’jam i pafytyrë si ti

a vazhduar debati i ashpër në interplancën e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Debati i ashpër është zhvilluar kryesisht ndërmjet deputetëve të VV-së dhe ministrit Veliu.

Në një kundërpërgjigje për raportimin e Veliut, shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se ish kryeministri Kurti ka bërë mirë që e ka shkarkuar atë.

“Kurti të ka shkarkuar jo për shkak që i mban musteqet, por që je i pafatë. Ti këtë pozicion nuk duhet ta mbashë. Nëse ka pasur kazino atje në kohën kur ke qenë ministër, atëherë edhe ma keq, sepse nuk ke ndërhyrë”, ka thënë Selimi, raporton RTKLive.

Në përgjigjen e shkurtër të Veliut ai e ka pasur vetëm një fjali për Selimin. “Unë i mbaj musteqet, por nuk jam i pafytyrë si ti”.

Më herët, Veliu tha se në Karaçevë janë ndërtuar kazino në kohën e qeverisjes Kurti dhe se ai ka kërkuar nga Kurti që policia të ndërhyjë atje, por ish kryeministri kishte refuzuar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close