Xhavit Haliti flet për aksionin më të rëndësishëm që u dënuan Adem Jashari, Hashim Thaçi e Sami Lushtaku
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Xhavit Haliti në emisionin “n’Demos”, ka folur për periudhën para se të dilte Ushtria Çlirimtare e Kosovës në skenë, ku është ndalur tek disa ngjarje që kishin ndodhur me ish-krerët e UÇK-së.
Një nga aksionet e para sipas tij janë kryer nga Mujë Krasniqi e Xheladin Gashi, ndërsa për të ishte mbajtur shënim edhe në komunikatat e kohës.
“Para se me shpall UÇK-në, aksioni më i rëndësishëm ka qenë ai tek hekurudha në Gllogoc. Ka qenë një aksion tepër i madh tepër i guximshëm pasi nuk ka ra asnjëri nga ta që ka qenë në aksion. Aty janë përmend disa emra, dhe janë dënuar disa persona në mungesë, mesin e tyre kanë qenë edhe Hashim Thaçi, edhe Sami Lushtaku edhe Adem Jashari, Ramiz Lladrovci. Publikisht janë quajt këta si dorë e Serbisë. Nuk ka pas komunikatë, ka pas shkrim në Zërin e Kosovës lidhur me këtë, kur ka dal komunikata 13, është shpërnda dhe është bë publike në emër të UÇK-së, aksionin e kanë kryer Mujë Krasniqi e Xheladin Gashi e disa të tjerë. Kanë qenë edhe dy atentatorë të tjerë, Zahiri ka qenë njëri nga ata më të suksesshmit”, ka thënë ai, shkruan GazetaDemos.
Aksionet e kohës sipas tij bënë jehonë gjithëandej, sa që iu bë e qartë regjimit në atë kohë se nuk do ta ketë të lehtë luftën e nisur.