Zharku: Të gjithë janë të fortë në PDK
Ish-komandanti i UÇK’së, Xhabir Zharku në emisionin Frontal në T7, ka folur për vendimin e kreut të PDK’së për largim nga parti të të gjithë anëtarëve me aktakuza, derisa ka komentuar edhe deklaratën e Sami Lushtakut që përmendi disa persona në PDK që sipas tij kanë bllokuar Kosovën.
Në T7, ish kryetari i Komunës së Kacanikut tha se nuk e dinë se kush janë këta persona me emra, pasi që në PDK të fortë janë të gjithë.
“Nuk e di kush janë ata 4-5 nuk muj me I thanë me emra, të fortë ka boll, krejt janë të fortë në PDK. Kjo është pyetje për Sami Lushtakun. Nuk du me thanë me emra se sdu me spekulu”, shtoi ai.
Sa i përket përballjes së tij me drejtësinë, ai po thotë se ka pas edhe tendenca nga ndërkombëtarët për largimin e tij nga Partia Demokratike.
“Natyrisht që ka pas tendenca nga ndërkombëtaret, sepse kjo ka një fillim. Ata kanë pas një tendencë se unë jam ballafaqu me ta që në fillim. Ata kanë mendu që populli shqiptarë janë aziatik njerëz të painformuar. Unë i kam kundërshtuar, jam ndër të parët që e kam quajtur UNMIK’un UNMIKISTAN. Unë kam jetuar në Amerikë kam kontakte me ta. Nëse je servil, ta rrahin shpinën e e dinë që ma vonë të eliminojnë se nuk je njeri me vlera. Duhet ta sqaroj publikisht, nuk e kemi bë luftën ne që kemi ardh nga perëndimi, ne i kemi mbështetur popullin që ka fillu këtu”, tha tutje Zharku në T7, duke thënë se ndërkombëtarët nuk e duan Kosovën më shumë se kosovarët.
“Nuk munden me na shit mend disa ndërkombëtar që shtiren që e dojnë Kosovën më shumë se na”, tha Zharku.
Ndryshe, ish’komandanti Zharku ka folur në T7 edhe për idenë e Kadri Veselit për largim të të gjithë personave me aktakuza nga partia, nga ku ky i ka dalë në krah Sami Lushtakut.