fbpx
Lajme

Abazi: Veriu nën menaxhimin e francezëve, Sami Lushtaku me shuplaka e ka menaxhuar jugun

Haki Abazi kishte bërë një deklaratë interesante, por nuk ka ofruar ndonjë fakt për Veriun dhe Jugun e Mitrovicës. Ai ka dhënë komentin e tij për ngjarjet dhe menaxhimin në ato pjesë.

Ai ka thënë se gjendja e Mitrovicës është si pasojë e përdorimit të saj nga politikanët shqiptarë, që e kanë përdorë si poligon pasurimi në dëm të popullatës.

“Nuk ka qenë e rastësishme që Mitrovica ishte lënë nën menaxhimin e francezëve, i cili ka mbajtur për 12 vite gjendjen e status quo atje dhe ka lejuar Serbinë të instalojë strukturat paralele dhe të lulëzojë krimi i organizuar. Ndërsa jugu është menaxhuar me shuplakat e Sami Lushtakut”.

Abazi ka thënë se ka shpresuar që Mitrovica do të zhvillohet së paku ekonomikisht, por e shihte si politikë peticionin e organizuar nga Agim Bahtiri./Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close