fbpx
Rozë

“No I Love Yous” nga Era dhe French Montana vazhdon të ngjitet në top listë, paralajmëron hite tjera (Foto)

Era Istrefi ka vazhduar që të shijojë suksesin e këngës së fundit me French Montanën.

Ajo ka arritur që me projektin interesant “No I Love Yous” të futet në top 100 të Billboard.

Bukuroshja nga Prishtina arriti të ngjitet në vendin e 72-të të top 100 të këngëve më të dëgjuara në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ajo që vlen të përmendet është fakti se motra e Rita Orës ka pëlqyer postimin e Erës për suksesin e fundit. Elena nuk ka hezituar t’ia bëj “like” Erës, përkundër konkurrencës.

“No I Love Yous” po ngjitet vazhdimisht në renditje. A jeni gati për më shumë muzikë”, ka shkruar Era në postimin e publikuar në Instagram.

Era Istrefi sipas burimeve të Telegrafit ka gati disa bashkëpunime tjera të madha me yje ndërkombëtare që ajo pritet t’i publikojë.

Ndryshe, bashkëpunimi i Erës me French Montanën bëri bujë në kohën kur ky i fundit lansoi hitet si “Unforgettable” dhe albumin “Jungle Rules”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close