fbpx
Lajme

‘Zhgarraviti Titon, u bë problem komunal’, si i shpëtoi përjashtimit nga shkolla Thaçi si nxënës i shkollës së mesme

Dy gazetarët e njohur shqiptarë, Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu janë bashkautorë të një libri për Hashim Thaçin dhe luftën e Kosovës.

Hashim Thaçin më shumë e kujtojnë për fillet e organizimit dhe themelimit të UÇK-së, dhe si lider studentor, duke organizuar protesta të ndryshme kundër regjimit të kohës.

Por, një histori interesante e kishte treguar Hashim Thaçi në këtë libër. Ai u kishte rënë në sy regjimit titist edhe më herët, si nxënës në shkollën e mesme. Zhgarravitja e emrit të Titos gati e çoi në përjashtim nga shkolla.

“Në vitin e tretë të shkollës së mesme më ndodhi një “incident”. Në një faqe të revistës mujore “Kosovarja”, një poezie të shkruar për Titon, ia kisha hequr padashje disa vija anuluese me stilolaps, dhe kjo i kishte rënë në sy dikujt në klasë. Ky veprim u bë i njohur. Në fakt, ky “incident” u bë problem politik për drejtorinë e shkollës dhe autoritetet komunale të Skenderajt, por nuk besoja se kishte shkuar deri tek organet policore. Unë para organeve disiplinore të shkollës dhashë një justifikim se nuk ishte zhgarravitur emri i të përkushtuarit, por krijimi i autorit, që e kishte bërë të dobët poezinë, por kjo nuk pinte ujë. Isha i rrezikuar për përjashtim nga shkolla. U desh të sillej prindi në shkollë, madje pati propozime për të ma ndërruar shkollën si ndëshkim, por disi pushoi kjo punë, me angazhimin dhe vendosmërinë e drejtorit Abdullah Geci”, tregonte Hashim Thaçi.

Autorët e librit kanë treguar se si edhe xhaxhai i Hashim Thaçit, Selman Thaçi, ishte arrestuar dhe dënuar me shtatë vjet burg në vitin 1985, me akuzën për “nacionalizëm dhe separatizëm shqiptar”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close