fbpx
Lajme

“Zhvatje në Hagë e llogaritë bankare në Zvicër”, Gjenerali amerikan “godet” Jack Smith-in për punën e tij në Hagë

Gjenerali amerikan, Michael Flynn ka reaguar përsëri në llogarinë e tij në X për ish-kryeprokurorin e Speciales, Jack Smith.

Jack Smith gjithashtu nuk dëshiron që dikush të gërmojë në Gjykatën e tij Penale Ndërkombëtare “të supozuar” në raketën e zhvatjes së Hagës ose llogaritë e tij bankare zvicerane ose ndonjë nga aktivitetet e tij të mbrapshta ndërsa është jashtë shtetit“, ka shkruar gjenerali amerikan në llogarinë e tij.

https://twitter.com/GenFlynn/status/1738181402040914184

Në platformën “X” është publikuar një dokument 151 faqe në të cilin pretendohet se janë zbuluar “detaje të hollësishme” të një “skeme korruptive” nën udhëheqjen e ish-prokurorit të specializuar kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili tani drejton hetimet kundër Donald Trump, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Lajmin e ka publikuar Paul Sperry, gazetar dhe kolumnist i tabloidit amerikan New York Post dhe ditëve të fundit është një nga temat kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy figurat qendrore të përfshirë në skandal janë Jack Smith dhe Faik Imeri. Faik Imeri me dijeninë e Jack Smith paraqitej si agjent i CIA-s për të gjetur dëshmi e dëshmitarë të rremë kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, po ashtu i kishte zhvatur shumë persona dhe kishte përfituar mjete të mëdha financiare me këtë skemë mashtrimi.

Shumë nga figurat eminente amerikane kanë nisur ta komentojnë dosjen 151 faqe. Përpos ish-analistit të CIA-s Larry Johnson, së fundmi ka reaguar edhe Michael Flynn i cili është Gjeneral në pension i ushtrisë amerikane.

Michael Flynn ishte Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në kohën e Presidentin Barack Obama dhe këshilltar i Sigurisë Kombëtare në kohën e Presidentit Donald Trump. Ka shkruar disa libra dhe dy herë ka qenë prej autorëve më të lexuar në SHBA.

Gjenerali Michael Flynn ka treguar se e ka lexuar raportin të cilin e ka bërë ish-agjenti federal John Monyhan dhe të cilin e ka dërguar tek inspektorati i CIA-s, inspektorati i Departamentit amerikan i Shtetit dhe në Departamentin amerikan të Drejtësisë. Sipas tij raporti/dosja është shumë serioze.

Gjenerali amerikan, në llogarinë e tij në X e cila kka 1.4 milion ndjekës e ka quajtur përpilimin e raportit dhe dosjes si raportim të shkëlqyer i cili ekspozon një nën bark korrupsioni të rëndë që përshkon deri në nivelet më të larta të qeverisë tonë. Më tutje ai ka shtruar disa pyetje duke thënë se a ishte në dijeni FBI dhe CIA për këto pretendime për zhvatje dhe korrupsion.

“Duket se ka një lidhje ruse”, ka thënë gjenerali amerikan për situatën e krijuar ku përfshihet Jack Smith, Faik Imeri e Gjykata Speciale. Gjenerali ka pyetur se a u verifikua Jack Smith para se të marr në dorë rastin e ish-presidentit Donald Trump.

Reagimi i plotë i Gjeneralit amerikan: https://twitter.com/GenFlynn/status/1735135297418203345?fbclid=IwAR3-pnibMSK5OySu12JAo6DnJJ4OaNu_uQv5OZAEr6Uicrmyep6lX-i5tf0

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close