fbpx
Lajme

“Si iu hakmor Albin Kurti qytetit të Ferizajt”: Tregon këshilltari i kësaj komune

Duket se humbja turpëruese që Lëvizja Vetëvendosje pati në zgjedhjet e kaluara komunale në Ferizaj, i ka lënë kësaj partie shije të keqe, e cila tash me fuqinë ekzekutive që ka në Qeverinë e Kosovës po i “hakmeret” kësaj komune duke ia ndaluar disa investime të rëndësishme.

Shefi i Kabinetit të Kryetarit, Selim Marevci, në një postim në Facebook ia renditi një pas një të gjitha ndalesat dhe zvarritjet Qeverisë Kurti në raport me Ferizajn, shumica projekte infrastrukturore, ku padyshim spikatë ndalimi i ndërtimit të Spitalit Regjional.

“1. Ndalimin e ndërtimit të Spitalit Regjional të Ferizajt. 2. Heqja e kyçjës së re në Autostradë. “Arben Xhaferi” (kërkesë e kahmotshme e bizneseve)”, shkruan Marevci, duke thënë se këto projekte janë ndalur nga Qeveria Kurti.

Ai, ndër të tjera, përmend faktin se VV’ja në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme mori mbi 50 mijë vota në Ferizaj, dhe që kjo komunë i dhuron buxhetit të Kosovës mbi 500 milionë euro në vit, përderisa pyet se çka merr Ferizaj në këmbim të krejt kësaj.

Postimi i plotë

Çka bëri Qeveria Kurti 2 së bashku me deputetët e Ferizajt për qytetin tonë!

1. Ndalimin e ndërtimit të Spitalit Regjional të Ferizajt.

2. Heqja e kyçjës së re në Autostradë. “Arben Xhaferi” (kërkesë e kahmotshme e bizneseve)

3. Dështimin e projektit për ujëra të zeza me vlerë 62 milion euro.

4. Ndalimin në mënyrë arbitrare të ndërtimit të “PARKUT GJELBËRT” te hapsira e Gjon Serreçit (25 maji u quajt fillmisht, sepse po propagandohet si trashigimi e Gjon Serreçit)

5. Vendimi për kthimin e tokave nga Komuna tek AKP-ja (Qeveria) ku janë paraparë ndërtimi i shkollave dhe parqeve gjelbëruese.

Projektet e reja që nuk i kanë votu;

1. Ndërtimin e nënkalimit për vetura që do të bëhet tek Stacioni i Policisë

2. Ndërtimin e Shtëpisë të Moshuarve

3. Ndërtimin e Qendrës për Trajtimin e përdoruesve të lëndëve naroktike. Dhe disa projekte të tjera!

Mos të harrojmë, se Ferizaj i votoi me 50 mijë vota këta deputetë dhe çdo vitë Qeverisë bizneset e Ferizajt i japin afër 500 milion euro Buxhetit të Kosovës.

Por, çka po marrin si shpërblim?

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close