Zyrtari i UDB: Si e falsifikova rastin “spiun i UDB Ali Ahmeti” një grup i shqiptarëve ma kërkuan
Përpara 11 vjetësh, në mediat shqiptare shpërtheu e ashtuquajtura “Dosja e UDB-së me emrin Ibar”.
Ish inspektori i lartë i UDB-së, Bozhidar Spasiq, pohonte se Ali Ahmeti kishte qenë spiun i Shërbimit Sekret Jugosllav.
Tani, pas më shumë se një dekade, vet Bozhidar Spasiqi nxori në shesh arsyet e një sajese të tillë.
Më 2 qershor 2021, në intervistën e dhënë në Emisionin e mëngjesit të TV HAPPY, Spasiqi tregon se kush i kërkoi të sajonte dosjen kundër Ali Ahmetit.
Për këtë rast ka shkruar më gjerësisht politologu Bardhyl Mahmuti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shkëputur disa citate të kësaj interviste.
Më 2 qershor 2021, në intervistën e dhënë në Emisionin e mëngjesit të TV HAPPY, ndër të tjera, Bozhidar Spasiq deklaron: Një numër liderësh politikë shqiptarë kanë dëshirë të madhe të takohen me mua. Para 4-5 vjetësh ka ardhur një grup shqiptarësh nga njëra prej ish republikave ku ka shqiptarë dhe jemi takuar në Sheshin e Republikës (në Beograd- sqarimi im) dhe më kanë lutur nëse mundem t’u ndihmoj që një shqiptar të hiqet nga pushteti dhe në vend të tij të vijnë një tjetër”.
(Gazetari ndërhyn dhe mendon se bëhet fjala për dikë nga Prishtina).
“Jo në Prishtinë, por në Shkup. Bëhet fjalë për kryetarin e BDI-së. Quhet Ali Ahmeti. Një keqbërës, të cilin nuk e kemi likuiduar, sepse ka qenë i parëndësishëm edhe pse më vonë ka qenë në UÇK. (Përdor shprehje nënçmuese “pekmez”). Ai, Ali Ahmeti, ka krijuar një parti politike (BDI-në), me seli në Tetovë. Dhe në Tetovë, si qendër e shqiptarëve në Maqedoni, ka edhe katër parti të tjera politike. Këto katër parti politike vijnë dhe më thonë: Bozho, a mundesh ta largosh këtë njeri. Jo ta vrasim, por ta…” (ndërhyjnë gazetarët: Ta komprometoni).recommended bySUSTAFORMГихт ће нестати, без обзира колико је великиSAZNAJ VIŠE
“Bozhidar Spasiçi vazhdon: E kam informuar kryetarin e shtetit se do ta kryej këtë operacion dhe kam bërë një shënim për këtë punë dhe e kam lutur që të ketë parasysh këtë gjë dhe nëse diçka e pyet kryetari i qeverisë maqedonase (emri i të cilit nuk i kujtohet por e sqaron gazetari) mund të thoni se nuk jeni aspak në dijeni për këtë gjë. Dhe pikërisht ai (Gruevski) kishte ardhur për këtë punë që të vërtetonte nëse ishin të vërteta ato që thuheshin në Maqedoni për këtë aferë që ka zgjatur me muaj të tërë. Ai mbeti në pushtet. Nuk e hoqëm, por ai kurrë nuk mbeti ai që ishte, sepse edhe sot e kësaj dite respektohet puna që kam bërë”.