fbpx
Lajme

Anëtari i VV-së: “Sami Lushtaku me forcë i ka dërguar projektet në Skenderaj, ndoshta i tutë edhe ministrat e Albinit”

Ish kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje z. Liri Loshi ka kritikuar z. Sami Lushtaku. Liri Loshi i cili vjen nga komuna e Skenderajt dhe jeton në diasporë në shkrimin e tij ka lënë të nënkuptohet se Sami Lushtaku me forcë i ka imponuar qeveritarët e mëhershëm t’i dërgojë projektet në Skenderaj.

Shkrimi i plotë:

Nuk mundet Sami Lushtaku me shku në qeveri qëndrore dhe me imponu projekte për Skenderajn qysh ka ba përpara, për arsye se Vetevendosje nuk e vetë kah i ka dajtë. Kjo me fjalë shumë të thjeshta do me thanë se gjenerali ma nuk i duhet asgjë Skenderajt. Po n’daqi provojeni edhe katër vjet! Ku me ditë, mos po ban vaki me ba shelgu rrush! Apo, mos po ban vaki e Lushtaku po i tutë edhe ministrat e Albinit!

Kur nuk bën punë dija, bën punë miqësia! E kur nuk bën punë miqësia, bën punë forca. Gjenerali tash nuk e ka as dijen, as miqtë e as forcën. Qytetarët tash kanë vetëm një motiv me e votu Sami Lushtakun për kryetar të Skenderajt. Ky motiv asht me tregu se kanë inat të madh me Albin Kurtin që e ka mund PDK-në. Ama, kësaj i thonë “për inat të resë më vdektë djali!”. Drenicasit duhet me e gjetë mënyrën që koha me punu ende për ta. Me Sami Lushatkun koha punon kundër Drenicës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close