Zyrtarja e AKR-së i kërkon Kurtit të izolohet në konvikte
Rejhane Vuniqi, zyrtarja e Aleancës Kosova e Re (AKR), ka kërkuar nga Albin Kurti që të izolohet në karantinë në Qendrën e Studentëve, krejt kjo pasi kryeministri në detyrë sot bëri me dije se është futur në izolim për shkak kontaktit të ka pasur me zyrtarin e Ministrisë së Integrimeve Evropian, i dyshuar për COVID-19, shkruan Insajderi.
Vuniqi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se si kryeministër i zgjedhur “nga populli” dhe “për popullin” ndoshta do të ishte mirë që edhe ai të shkonte në Qendrën e Studentëve që të karantinohet dhe të bashkë ndjejë “me popullin”.
“Biles tani do ta kishte më të lehtë sepse kohëzgjatja e qëndrimit është vetëm 7 ditë dhe nuk është më 14 ditë siç ishte deri para disa ditësh. Jam e sigurt që me këtë veprim do të fitonte edhe më shumë simpati “nga populli”.
Shëndet! ”, ka shkruar ajo në Facebook./GazetaInsajderi