Lajme
1991/Kur Baton Haxhiu pyeste Millosheviç për pavarësinë e Kosovës: Ata janë serbë
Nën drejtimin e presidentit, Sllobodan Millosheviç Serbia shënoi një sërë masakrash ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Në vitin 1991, kohë në të cilën ende nuk ishin shënuar krimet çnjerëzore ndaj kosovarëve që tronditën botën, gjatë një konference për mediat me presidentin e Koracisë të asaj kohe, gazetari Baton Haxhiu i ka drejtuar pyetjen Sllobodan Millosheviç se kur politika serbe do të lejonte që Kosova të kishte republikën e saj të pavarur.
Millosheviç është shprehur se shqiptarëve mund t’iu ofrojë vetëm barazi, duke i cilësuar ata si shtetas të Serbisë. Ai thotë se shtet brenda tokës së Serbisë nuk do të lejojë.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=3f172BfQxa8&feature=emb_title