Lajme
Kryetari i PDK-së në Gjilan akuzon rëndë Izmi Zekën e Zenun Pajzitin
Qemajl Mustafa është riktheyr në PDK pas pesë vitesh. Ai ishte larguar nga kjo parti meqë sipas tij PDK në Gjilan ishte “privatizuar” nga Izmi Zeka e Zenun Pajaziti.
“ Një grup i njerëzve po e mban peng dëgen për nevoja të veta dhe kështu ndodhi, unë nuk bëra rezistencë sepse e krijuan klimën kështu ngs zgjedhjet e vitit 2012 dhe unë u zhvendosa nga PDK. Ata përfituan gjatë kësaj periudhe dikush u bë deputet, dikush zëvendës ministër. Punësonin njerëz dhe ata ishin përfitues, derisa dega e PDK-së në Gjilan binte”, thotë Mustafa.