fbpx
Lajme

Dëshmitari i EULEX-it: Më thanë të dërgojmë ku të duash, vetëm jepi këto deklarata kundër Sami Lushtakut

Një dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it në një intervistë EKSKLUZIVE për emisionin Pa Rrotlla të Milaim Zekës në vitin 2013, me pamje të mbuluar, kishte treguar se si hetuesit e EULEX-it i kanë thënë se ai duhet të dëshmojë kundër Sami Lushtakut edhe pse sipas dëshmitarit ky i fundit nuk kishte bërë asgjë. Sipas dëshmitarit Sami Lushtaku asnjëherë nuk e kishte rrahur atë, por hetuesit i kanë thënë që të deklarojë se pikërisht ishte Sami Lushtaku që e kishte rrahur në Likoc dhe ishte përgjegjësi për të gjitha rrahjet.

Ai ka thënë se e ka menduar 90 përqind vetëvrasjen sepse EULEX i shtrembëroi deklaratat kundër Sami Lushtakut, dhe sipas tij ai ishte kritikuar edhe nga vajza e tij, por edhe fshati i tij nuk i kanë folur pas këtyre deklaratave.

Ai gjithashtu ka dëshmuar se i është ofruar banim e favore tjera nga EULEX-i. Në vitin 2010 ai ka thënë se i është ofruar të dal me banim jashtë vendit.

Gjithashtu, edhe ish gjyqtari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it z. Malcolm Simmons tani është duke treguar se është bërë joshja e dëshmitarëve.

VIDEO e dëshmitarit të mbrojtur të EULEX-it: https://www.youtube.com/watch?v=puyMViGfEnc VIDEO e plotë në youtube

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close