fbpx
Lajme

“Përkrahësi i Kurtit”: Po brengosem për vizitat falas te Sellma, shtëpinë 400m2 e fustanin e huazuar

… dikur djali 5 vjeç kishte vjedhur dy vezë. “Hajt se ska gajle” – kishte konstatuar nëna e tij ledhatuese. Më vonë djali kishte grabitur hamshorin e fqiut: “Hajt se s’â gja ni kali” – ishte arësyetuar e ëma! Në fund, i biri, para ekzekutimit me vdekje sepse s’kishte lënë cak pa abuzuar e ‘zullum’ pa bërë, dëshirën e fundit zgjodhi t’a shihte nënën. Sapo fitoi nga rasti i këputi gjuhën: “kjo gjuhë më ka mësuar të gënjejë e mashtrojë”, deklaroi para se t’i dhuronte qafën litarit 😥.
Prandaj, të dashur, unë brengosem për vizitat falas te Sellma, shtëpinë 400m për 250 euro në muaj, fustanin me dredhëza të ‘huazuar’, dhe vinjetat 5 euro. Prandaj duhet inkurajuar, e jo shtypur protestat e të tjerëve!

Kurrizi që thehet njëherë do lakojë njëqind herë – kështu më kanë mësuar prindërit e mi, edhe kur mi patën djegur vithet djaloshare me hithëra e duartë me thupra të mprehta sepse kisha vjedhur një grusht rrushi nga vreshtat e dërzhavës të kultivuara në tokat tona të zaptuara nga regjimi okupues.
Korrupcioni çrrënjoset vetëm me zero tolerancë. Dhuna mënjanohet vetëm me 100% dashuri dhe kujdes për mendimin ndryshe. Shpresat shumëzohen me reflektim, vetë kritikë, dhe konsistencë në vepra – jo me arrogancë e injorim të së kundërtës.

Në një vend i tëri sa një lagje e Nju Jorkut vazhdon të bëhet nami në i madh se i Parisit e Berlinit. Ky nuk është atdheu i ëndërrave dhe sakrificës. Dikush duhet t’i kthejë këta njerëz në rrugën e kombit. Ky tren duhet ndaluar diku, sepse ura është e rrënuar qysh moti

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close