fbpx
Lajme

I burgusori politik: Kadri Veseli nga 1990 mori pjesë në aksionet guerile, fati e ka shpëtuar

Veprimtari politik, njëkohësisht ish i burgosuri politik z. Haki Morina ka folur për kontributin e jashtëzakonshëm të Kadri Veselit për çështjen kombëtare. Haki Morina është ish i burgosur politik, i cili veprimtarinë e tij politike e ka filluar që në moshën 17 vjeçare, kur edhe është burgosur pas organizimit dhe pjesëmarrjes në protestat e vitit 1981. Ai pas vuajtjes së dënimit prej 7 vjetësh lirohet dhe sërish vazhdon veprimtarinë politike dhe kombëtare, duke rekrutuar patriotë të kohës në njësitet ilegale të LPK-së.

Ja shkrimi i tij i plotë:

1. Kadri Veselin e njoh që nga viti 1991, në një takim me disa veprimtarë të arratisur nga Kosova në Shqipëri. Për Kadriun më përpara më kishin folur shokët që kishin pasë rastin të njiheshin, e të punonin më herët me të.Ky takim ndodhi në hotel “Arbëria” në Tiranë, në vitin 1991 ku strehoheshin edhe disa veprimtarë të tjerë që tani s’po më kujtohen.Në atë kohë, unë isha i organizuar në Forumin e rinisë eurosocialistentë Shqipërisë dhe u përballa me kritika të llojllojshme për rreshtimin tim politik në Shqipëri dhe në Kosovë, siç më ndodhte gati çdo ditë me shumicën e kosovarëve.

Në atë takim Kadriu ishte i vetmi që nuk kërkoj tjetër rreshtim politik nga unë, përsa i përket zhvillimeve në Shqipëri, ose të paktën ishte shumë më i përmbajtur se të tjerët. Ky ishte shkaku që më bëri ta vlerosja dhe ta çmoja më shulëmë se të tjerët. Ky ishte momenti i parë që na ofroj. Momenti tjetër ishin pikëpamjet e përbashkëta politike në lidhje me mënyrën e largimit të pushtuesit serb nga Kosova. E kjo ishe organizimi i luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Në atë kohë, njerëzit që mendonin që Kosova do të çlirohej vetëm duke rrokur armët kundër pushtuesit ishte shumë i kufizuar,e nevoja për tu bashkuar rreth këtij qëllimi ishte i madh.Më vonë, gjatë qëndrimit në Zvicër, vazhduam bashkëpunimin me qëllim të ndihmimit të UÇK-së në Kosovë.

2. Kam shumë momente kujtimesh e ngjarjesh që lidhen me Kadri Veselin, por përveç momentit të parë, po e jap një moment tjetër jo aq të zakonshëm. Gjatë kohës sa punoja në redaksinë e Zërit të Kosovës në Llozanë, në vitin 1994, Kadri Veseli vinte nganjëherë me shokë që të na vizitonte. Duke qenë se në atë kohë isha edhe anëtar i këshillit të përgjithshëm dhe antarë nëdegës së Këshillit të Rrethit për Aargau, ku edhe ai jetonte, i thash, a po më tregon drejtë pse nuk bëhesh anëtar i LPK-së?!-Kam bërë kërkesë por këshilli yt ku ti je kryetar nuk më ka pranuar.-i habitur, i thash që nuk ka mundësi të jetë e vërtetë. Por pas kësaj mu kujtua që në një mbledhje është diskutuar për një person dhe kërkesën e tij për tu bërë anëtarë, e ku të gjithë u deklaruan kundër, me arsyetimin se ai nuk është aktiv. Edhe unë votova kundër, sepse në momentin që ishte përmendur emri i tij, unë nuk qëllova prezent, e më vonë u diskutua për të, por rastësisht askush nuk përmendi emrin dhe mbiemrin e tij. E unë duke mos ditur për kë bëhej fjalë, votova kundër pranimit të tij.Ja sqarova këtë gjë, duke i thënë se në atë kohë kam qenë vetëm anëtar dhe jo kryetar, dhe skam ditur për kë bëhet fjalë.Vërtetë Kadriut nuk ja dinte gjithkush veprimtarinë e tij, për shkak të lidhjeve speciale që kishte ai me luftëtarët e UÇK-së brenda vendit.

3. Kadri Veselin e vlerësoj më radhë të parë për faktin se në kohën kur ishin të rrallë, shumë të reallë ata që besonin që mund t’i kthehej pushka Serbisë, ai mori pjesë në aksione guerile të armatosura që në fillil të viteve 90-ta. E vlerësoj për përkushtimin e tij për çështjen e atdheut dhe për ndjeshmërinë që ka për njerëzit e vuajtur.

4. Kadri Veseli, me të mirat dhe të metat e tij, nuk është ndalë ti shërbente Kosovës dhe interesave të saj për liri dhe pavarësi.Në luftë ishte jashtëzakonisht i zhdërvjelltë. Ai lëvizte sa në Kosovë, sa në Zvicër, e sa në Shqipëri. Hyrjet e daljet në kufirin e rrezikshëm midis Kosovës dhe Shqipërisë ishin bërë krejt të zakonshme. Vetëm fati e ka shpëtuar nga këto lëvizje të shpeshta.Si njëri nga drejtuesit kryesorë të UÇK-së, i ngarkuar me një detyrë shumë të vështirë dhe delikate, pra detyra që kishin të bëjnë me shërbimin informativ të UÇK-së atij i duhej të përcillte funksionimin e të gjithë mekanizmave, apo segmenteve vepruese të UÇK-së, duke përfshirë edhe aktivitetin jasht vendit që lidhje kryesisht me Fondin Vendlindja Thërret, ku unë isha angazhuar tërësisht. Logjistika e UÇK-së ishte një nga faktorët më të rëndësishme të luftës çlirimtare me të cilën ai i mor me kujdes të veçantë dhe ju e dha një pjesë të mirë të kontributit të vet. Sigurisht që puna më e rrezikshme ishte puna e tij brenda në Kosovë, sepse bëhej nën krismat e pushkëve.Kadri Veseli dha kontribut të madh edhe në shtet ndërtimin e Kosovës, duke u nisur nga roli i tij si shef i shërbimit “jozyrtar” informativ, përmes të cilit shërbim dhe në bashkëpunim me strukturat ndërkombëtare, ai ndihmoj administratën ndërkombëtare në shërbim sigurisë në Kosovë deri në shpalljen e pavarësisë. Pas kësaj Kadri Veseli dha kontributin e tij si drejtues i PDK-së dhe i Parlamentit të Kosovës.Si kryetar i Parlamentit të Kosovës, ai tregoj eleukencë dhe dhe aftësi për ti shmangur dhe stopuar provokimet e rrezikshme të opozitës së atëhershme, e cila nuk zgjidhte formë as mjete për të ardhur në pushtet. Pra, Kadri Veseli me durimin dhe largëpamësinë e tij, kontribuoj drejtpërdrejt në zbutjen e kundërthënie e që mund të qonin në situata të paparashikueshme si në planin e brendshëm, po ashtu edhe në atë të mardhënjeve të Kosovës me partnerët tanë ndërkombëtar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close