fbpx
Lajme

Flet “Komandant Servilizmi”: Pati rritje enorme të numrit të veteranëve në Drenicë e Dukagjin

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së e ftuar në emisionin Prime Time ka fajësuar dy partitë opozitare PDK-në, dhe AAK-në për rritjen e numrit të veteranëve në zonën e Drenicës, dhe Dukagjinit.

Kusari-Lila ka thënë se rritja enorme e numrit të veteranëve në Drenicë e Dukagjin, u bë nga PDK e AAK.

“Për kategorizim është e domosdoshme verifikimi i kohës së kaluar në luftë për secilin pjesëmarrës të paraqitur, kjo është e pashmangshme për të ardh deri te paga që kërkohet”

“Ky kategorizim është i domosdoshëm që ky 170 euro të ketë një shumë tjetër, një nivel tjetër, dinjitet, dhe vlerën të cilin e meriton”

Kusari-Lila ka thënë se rritja enorme e numrit të veteranëve në Drenicë e Dukagjin, u bë nga PDK e AAK.

“Mos të harrojmë se ky proces nuk ka epilog të suksesshëm për ata që me të pavërteta statusin e veteranit, dhe numri i tyre është gjeneru nga partitë politike që iu kanë dashtë për vota në procesin zgjedhorë në 2017, 2019 kanë rezultu me rritje enorme të numrin e veteranëve në Drenicë, dhe Dukagjin, nga PDK, dhe AAK”, tha Kusari Lila në Kanal10.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close