Bëri foto në banjo dhe mendoi se do i kallë të gjithë, por bota po qesh me atë çka panë
Një vajzë e re e cila përdor nofkën MemeFord në rrjetin social Twitter, gjatë javës së kaluar kishte festuar ditëlindjen, dhe pasi që ishte rregulluar për festë, kishte vendosu të bëjë një selfie në tualet.
Ajo mori një pozë provokuese, u fotografua dhe publikoi imazhin në profil, por më pas filluan ta vërshojnë komentet e shumta, dhe aty e kuptoi se diçka nuk është në rregull, transmeton Telegrafi.
Në fakt në fotografi shihet një mikeshë e saj e shtrirë gjysmë e zhveshur pa ndjenja. Dhe menjëherë filluan hamendësimet nëse vajza ishte e sëmurë, e dehur apo kishte ngritur temperaturat duke zbuluar të pasmet në fotografi.
Por, reagimi i autores së fotografisë ishte interesant dhe ua kishte tërhequr vëmendjen pothuajse të gjithëve që kishin parë imazhin.
“Kurrë nuk do ta lejoja veten ta humb rastin për një fotografi të përkryer. A mos ndoshta është krijuar ndonjë problem që i janë zbuluar të pasmet? Të gjithë i kemi, pse po bëheni kinse nuk e dini këtë? Kështu të rriturit argëtohen, shikoni punët e juaja”, i ka porositur Meme të gjithë ata që e kritikuan.
Por, që kur imazhi i saj është bërë krytemë e disa medieve, Meme ka pranuar se gjërat kanë filluar t’i dalin nga kontrolli