Merovci: Rugova kishte marrëveshje me amerikanët që lufta nuk bon me u rritë
Rrëfimi i Adnan Merovcit për Oral History Kosovo.
Adnan Merovci: Osht’ i zhdukun, për këtë arsye s’mundet me u përmend si dëshmitar. Sot si dëshmitar mundet me u përmend Gani Koci, ni njeri që ka qenë n’strukturë, a s’di ni eksponentë i Partisë Demokratike ka qenë edhe në LDK, Halil Geci ni luftarë i denjtë, ni veprimtar i LDK-së, ni, sot osht’ gjallë e tjerë, e tjerë. Janë njerëz që kanë informue, tekstualisht informatat m’i kanë sjellë mu dhe ia kom përcjellë Rugovës. Dhe nuk mundemi me folë për padije, çfaqje publike e UÇK-së, ka qenë si akt dhe i njoftun dhe i pranum dhe krejt n’rregull. Por nuk mundet me qenë akt ose UÇK-ja dukuni e panjoftun për Ibrahim Rugovën në krye t’politikës, e çdo ditë të Zotit me ka ni amerikan u takue si të shërbimeve, si i ardhun prej Ambasadës Amerikane në Beograd. Dhe nuk po dika Ibrahim Rugova çka osht’ UÇK-ja, kush janë në UÇK, çka po dojnë të UÇK-së?!
Paraqitja me 28 nëntor atje me rastin e vorrimit të, të Halil Gecit ka qenë, mësusit, ka qenë ni akt edhe i, i aspektit politik edhe të UÇK-së, se edhe UÇK-ja ka udhëheqë nifarë politike edhe ata, n’kuptimin e publikimit të transparencës jo gjithaq për faktorin e brendshëm apo t’jashtëm. Ibrahim Rugova i ndodhun n’krye të politikës të Kosovës dhe në marrveshje me amerikanët kjo luftë nuk bon me u rritë, me dalë jashta kontrollit dhe jashta përmasave, për arsyet që i ceka.
Çka duhet t’reagoj në këtë rast? A ka qenë ai me kushtetutë komandant i forcave të armatosuna, n’u bofshin najherë ato forca, dhe si mundet tash ni njeri në komunikim publik, në komunikim publik t’vetin mos me u çfaqë dhe mos me bo thirrje për luftë pastaj. Dhe thirrja për luftë… shifni, përcepcioni i ktyne gjanave edhe shpjegimi n’detaje dhe n’analizë të thellë bohen gjakftoftësisht, përndryshe edhe mu shpirti e zemra m’ka gufue n’ato situata edhe si i ri e temperament.
Por, politika osht’ diçka tjetër, marrja e përgjegjësisë osht’ diçka tjetër. Dhe tash e fundit, çka sikur Ibrahim Rugova t’kish thirrë për luftë? Na e kem pavarësinë, a ishin vra ma pak? A kish ndodhë tragjedi ma e vogël, a ma e madhe? Duhet gjanat me i mat tash edhe me kto si pasoja që kanë ndodhë. 52
Politikisht osht’ diçka tjetër, por politikisht krejt janë pollavra me thanë që Ibrahim Rugova s’paska ditë që ka organizime t’grupeve, që po luftojnë, që e kanë qëllimin e mirë.
Ai osht’ mundu në vokabularin e vet publik dhe diplomatik dhe politik me ia gjetë vendin atyne dhe vendi ka qenë, kta janë disa djem patriota që po e mbrojnë pragun e shpisë. A e din çka osht’ maksima, pragu i shpisë? Osht’ thikë me dy teha. Ni aspekt i thu prag i shpisë, nuk ka ushtri, s’ka organizim, s’osht’ qashtu. Osht’ thanë për aspektin tjetër, që jemi zatetë. Armiku po t’vjen n’shpi, po të troket n’shpi dhe ka ni reakcion normal të njerëzve. A nuk osht’ zhvillu ni platformë në Prekaz, a nuk osht’ zhvillu ni platformë e luftës, a nuk osht’ ni rast unik n’botë kur osht’ mbrojtë plakë, e i ri, e e re, e nuse, e plak në ni shtëpi t’barikadum, jo të vetëflijum dhe të masakrumë kanë luftue për ni kauzë. Dhe a nuk osht’ bejeta e Prekazit ni hyjni e shqiptarisë n’përgjithësi dhe ktë nuk e din Rugova? Jo e din shumë mirë. Dhe projekti i tina, për mos me hap luftën n’përmasa jashtë kontrollit ka sjellë deri te rumja e qenies dhe mos involvimin e Shqipërisë si shtet n’luftë.
Involvimi i Shqipërisë kish qenë katastrofë prej neve dhe une prej kësaj distance kohore, dy sende i them. Një, pjesëmarrja e Kosovës në “Dejton” që atëherë jom çmend e kom pa që gabim kish me qenë dhe e dyta, në ni kohë dhe n’periudhë Sali Berisha ka thanë, “Nëse ndodhë vrasje e masakra e luftë në Kosovë do t’reagojmë si ni popull”. Kështu ka qenë e Sali Berishës. Dhe edhe atëherë une jom çmend si nuk po intervenon Shqipnia krejt, domethanë po t’flas me ni, me ni eufori, me ni mendim euforik. Por, tash po e shoh që përfshirja e Shqipërisë n’luftë kish qenë shumë në dam të Kosovës sepse mandej ish trajtu si luftë… edhe Këshilli i Sigurimit, a e din çfarë disponimi ka pasë, e ka e na i dimë ato gjana. Ky ka qenë ni projekt amerikan dhe erdhëm deri te viti ‘97. ‘97 me 1 tetor studentat në protesta, para “1 Tetorit” 1 tetor. Para “1 Tetorit” vjen për ta taku Ibrahim Rugovën, Albin Kurti, vjen për ta taku Bujar Dugolli, Driton Lajçi, Muhamet Mavraj, osht’ edhe ni i pesti që s’po m’kujtohet emri dhe dojnë me taku Rugovën.