fbpx
Lajme

Konjufca: I Ahtisaarit ka qenë më shumë për Kosovën, qiky tjetri më shumë për Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria Kurti 2 nuk pajtohet plotëësisht me planin franko-gjerman, por thotë se aty përfshihet edhe pranimi i sovranitetit të ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë.

Konjufca në “Rubikon”, ka deklaruar se është një plan baza e të cilit është e shëndoshë.

Mes tjerash, ai bëri edhe një krahasim me planin e Ahtisaarit, për të cilin tha se “ka qenë më shumë për Kosovën”, ndërsa tjetri është “më shumë për Serbinë”.

“Nuk është se pajtohemi 100 për qind me atë plan, i kemi vërejtjet tona. Nëse ai është fruti, e ka një bërthamë. E bërthama është me e pranu sovranitetin e ndërsjelltë Kosova me Serbinë. Është një plan, baza e të cilit, bërthama e të cilit është e shëndoshë. Nëse mund me ia bo një krahasim, plani i Ahtisaarit ka qenë më shumë për Kosovën, sepse e ka krejt rregullimin, ky është më shumë për Serbinë. Qiky tjetri”, ka deklaruar ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close