Mimoza me fjalë emocionuese për Adelën, ajo është mërzitur shumë
Një ditë më parë ka ndërruar jetë, Adelajda Xhamani, një nga ish-banoret më të përfolura të Big Brother Albania 2.
Lajmi për vdekjen e gazetares së njohur, ka mërzitur familjarët, miqtë të gjithë ata që e njihnin Adelën e madje edhe shumë fytyra të njohura publike, transmeton Gazeta Express.
Një nga to është edhe Mimoza Krasniqi e cila ishte banore e Big Brother në të njëjtën kohë me Adelën, të cilat ishin edhe më të afërta e ndanë momente shumë të bukura.
Mimoza është shokuar në momentin kur ka kuptuar vdekjen e Adelës. Ajo përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Facebook thotë se jeta u tregua shumë e padrejtë me të.
“Me shokoi ky lajme nuk e besoj dot sa e padrejte jeta u tregua per ty sa kujtime kishim bashke , sa dite te bukura kaluame bashke u prefsh ne paqe e bukura adelajde do me mungosh”, kishte shkruar Mimoza.
Adelajda Xhamani ka ndërruar jetë një ditë më parë në moshën 31-vjeçare. Ajo kishte vdekur në shtëpinë e saj në Tiranë si pasojë e një ataku kardiak.