fbpx
Rozë

I dashuri misterioz i Adelina Tahirit

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, është ndër emrat më të njohur të estradës shqiptare.

Përveç muzikës së saj, Adelina është përfolur gjithmonë për jetën e saj super luksoze, transmeton Gazeta Express.

Veshjet firmato, pushimet luksoze, çdo gjë që bënte ajo ishte në qendër të vëmendjes.

Por, së fundmi këngëtarja seksi është komentuar shumë se kush qëndronte pas kësaj jete luksoze që bënte ajo.

 

E për t’ua mbyllur gojën të gjithë atyre që komentuan jetën e saj, Adelina ditë më parë ka pranuar se është në një lidhje dhe se ka gjetur princin e kaltër.

Si kurrë më parë, Adelina është shprehur shumë e dashuruar duke treguar se është shumë e lumtur dhe ai e trajton si një princeshë.

Por, si duket këngëtarja dëshiron që lidhjen e saj ta mbaj private dhe larg syrit të medieve dhe publikut.

Ajo kishte treguar se ai është biznismen, por që deri më tani nuk ka zbuluar identitetin e tij dhe njëherë nuk e ka ndërmend ta bëjë.

Adelina madje edhe në fotografi ia mbulon fytyrën atij.

Por, se kush është i dashuri misterioz i Adelinës, mbetët të shihet.

 

Kujtojmë se kohë më parë, Adelina kishte një lidhje dashurie edhe me Rolando Sufo, një djalë simpatik nga Tirana i cili gjithashtu njihej për jetën e tij luksoze.

Por, jo vetëm kaq. Adelina është përfolur tej mase edhe për një lidhje të mundshme me Dardan Berishën si dhe për lidhjen me ish kapitenin e kombëtares Lorik Cana.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close