fbpx
Lajme

Mehmetaj: Mahmudija është eksperimenti i suksesshëm i laboratorit të trushpërlarjes me krye-laborantin, Albin Kurti

Shkruan: Lirim Mehmetaj

I mbijetuari i Masakrës së Izbicës është quajtur “qen”, “plak matuf” e çka jo tjetër nga anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mahmudije Haziri, vetëm se ai tregoi para gjykatës se kur serbët i kishin grumbulluar për t’i vrarë u thanë “Ku e keni Hashim Thaçin, ku e keni Amerikën?”.

Çfarëdo dhe nga kushdo që krerët e luftës përmenden, ofendimet dhe gjuha fashiste janë garnitura me të cilën përshkruhen.

Përlotja dhe dhimbja e dëshmitarit gjatë dëshmisë dhe rëndësia e asaj dëshmie është krejtësisht irelevante për ta.

Nuk e kanë luftën me Serbinë, nuk e kanë pasur kurrë.

Kjo militante e paskrupullt është eksperimenti i suksesshëm i laboratorit të trushpërlarjes me krye-laborantin, Albin Kurti.

Gjuha terrorizuese, ofenduese e fashiste që përdoret në këtë rast nga militantja është vetëm zgjatim i atyre që i kemi parë në parlament e media.

“Kriminel” ka qenë mbiemër me të cilin janë portretizuar ish-krerët e UÇK-së nga ministrja Albulena Haxhiu, kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe e gjithë shpura jugo-nostalgjike që përbën kabinetin qeveritar sot.

Vazhdoni e folni me Radojiçiç-in vazhdoni, a po ju pyet edhe ai “Ku e keni Hashim Thaçin?”.

E tmerrshme, e gërditshme, e pafalshme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close