PDK në Kamenicë përkrahë këtë parti në balotazh
Dega e PDK-së në Kamenicë ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën është marrë vendim që në garën e balotazhit të përkrahet kandidati i LDK-së, Shaip Surdulli, i cili do të ballafaqohet me kandidatin e Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati, i cili doli kandidati më i votuar në këtë komunë.
Përmes një njoftimi për media, Dega e PDK-së në Kamenicë bëri të ditur se do të nënshkruhet një marrëveshje me LDK-në, për përmbajtjen e së cilës simpatizantët dhe votuesit do të njoftohen pas takimeve që do të mbahen.
“Kryesia e Degës duke përshëndetur dhe duke faleminderuar për angazhimet e deritashme gjitha strukturat drejtuese të Degës: OGD-në,RDK-në, organizmat tjerë funksionalë, adhuruesit e simpatizuesit e PDK-së kërkon, që për interesa të funksionalizimit të organeve e të organizmave institucionalë lokalë dhe për interesat politike e të funksionimit të Degës së LDK-së,në garën zgjedhore të balotazhit më 19.11.2019 të përkrahim në fushatën zgjedhore dhe me votën tonë kandidatin e LDK- së për kryetar komune z.Shaip Surdulli”, thuhet në njoftim.