Rozë
A po i pengon Afërditës lidhja e re e Shpatit?
Kaq shumë vitesh pas ndarjes nga modelja Afërdita Dreshaj, këngëtarit nga Maqedonia Shpat Kasapit iu desh shumë kohë të këndellet.
Mirëpo duket që këngëtari e ka gjetur sërish fatin e jetës, madje ai përmes një emisioni në Shqipëri, deklaroj haptazi që është në lidhje serioze dhe që këngën e fundit ia dedikoj të dashurës së re.
Derisa modelja shqiptare nuk e vuajti aq ndarjen nga ai, pasi që ajo ka disa vite që është në lidhje me hokeistin çek Jakub Kindi. Mirëpo lidhja e re e Shpatit siç duket i ka ‘penguar’ asaj, pasi që menjeherë pas deklaratës së Shpatit edhe ajo ia dedikoj disa fjalë të dashurit çek.
Afërdita ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ndërsa ka shkruar ‘Gjithçka nis me ty’.