Lajme
38 komuna të udhëhequra nga meshkujt, nuk fiton asnjë grua!
Në zgjedhjet lokale të këtij viti kishte mjaft kandidate femra. Madje në balotazhin e ditë së sotme dy prej tyre vazhduan garën.
Ishte pikërisht komuna e Mitrovicës dhe ajo e Gjakovës që kishin mundësinë për t’i votuar dy femra, Mimoza Kusarin nga Alternativa në Gjakovë si dhe Valdete Idrizin nga PDK-ja në Mitrovicë, transmeton Indeksonline.
Por duke ditur rezultatet finale nga të gjitha komunat del që Kosova të mos ketë asnjë komunë e cila do të udhëhiqet nga ndonjë grua.
Nga 38 komuna sa janë gjithsej, gratë nuk do të kenë të mundur që të jenë në krye të udhëheqjes.