fbpx
Kuriozitete

Bëri selfie me telefonin e vjedhur, fotografitë shkuan në llogarinë e pronares (Foto)

Pronarja e paemëruar nga Solihulli në West Middlands, ka paraqitur në stacionin policor fotografitë e shkrepura nga telefoni saj i vjedhur, që u postuan në një llogari të rrjeteve sociale.

Hajni që ende nuk është identifikuar, ka bërë selfie pa ditur se aplikacionet që janë në funksion do të postonin imazhin.

“Të gjithë që kanë njohuri për këtë njeri, të njoftojnë forcat e rendit”, është kërkesa për identifikimin e plaçkitësit.

Ky nuk është rasti i parë që hajni e zbulon veten në të njëjtën formë, por fotot u shpërndanë me shpejtësi për shkak të grimasave që bëri.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close