fbpx
Kuriozitete

Multi-milioneri i vogël: Gjashtëvjeçari fitoi rreth 11 milionë dollarë për një vit, vetëm “me lojërat në Youtube” (Foto)

Një djalë gjashtëvjeçar fitoi 11 milionë dollarë vitin e kaluar, thjesht duke vlerësuar lodrat në kanalin e tij jashtëzakonisht popullor të YouTube.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ryan, emri dhe vendndodhja e tij brenda SHBA nuk janë bërë publike për të mbrojtur privatësinë e tij, ka fituar 10 milionë abonentë në kanalin e tij, Ryan ToysReview, që nga koha kur ai filloi me platformën, dy vjet më parë.

Djali i vogël tani gjendet në vendin e tetë në renditjen e Forbes për 10 më të paguarit e Youtube-s së këtij viti në të gjithë botën.

Ryan u lidh gjithashtu me kanalin e komedive Smosh, fillimisht i nisur nga Anthony Padilla dhe Ian Hecox, të cilët ndaluan partneritetin e tyre në qershor të këtij viti.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close